Report TV - Moti i keq, reshje intensive dhe erëra të forta në Vlorë ,pezullohet sërish lundrimi

2018-05-11 0

Moti vijon të jetë i përkeqësuar edhe ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Dallgën e fuqishme arrijnë deri në 9 ballë në det të hapur dhe 6 ballë brenda gjirit.

Kjo ka pezulluar sërish transportin detar, ku për pasojë nuk ka ardhur trageti i linjës Brindisi-Vlorë.

Edhe pse në grafik ishte parashikuar mbërritja e tragetit, ky i fundit nuk ka ardhur për shkak të motit me dallgë dhe erë, që ka çuar në anulimin e lundrimit. Për këtë arsye, anijet e peshkimit nuk lejohen të dalin në det.