Lufta kundër terrorizmit, trafikut të drogës dhe kriminalitetit kanë qenë pjesë e një marrëveshje bashkëpunimi nënshkruar midis Shqipërisë dhe Maqedonisë respektivisht nga ministrat e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe homologu i tij, Oliver Spasovski.
Marrëveshja është nënshkruar në Ohër ndërsa ministrat Xhafaj dhe Spaskovski kanë marrë dhe mbështetjen e komisionerit të BE-s Avramopulos për ngritjen e një qendre rajonale të bashkëpunimit policor në Ballkan. Dy ministrat janë dakortësuar dhe për ngritjen e pikave të përbashkëta kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, pika të cilat do të jenë në Qaf Thanë, Tushemisht dhe Trebisht.
Pas takimit, në konferencë për mediat, ministri Xhafaj u shpreh: ?Mund t?iu them se nuk kishim asnjë çështje ku ndaheshim, ishin të gjitha çështje që kishim dakordësi shumë të mirë midis nesh.