Ora News - Sadije Agolli përkujton Dritëroin në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përkujtohet sot 1 vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli. Për familjen ky ka qenë një viti i vështirë, ndërsa miqtë dhe dashamirësit i janë bashkuar homazheve në kujtim të tij. Bashkëshortja, Sadije Agolli, duket se nuk e pranon dot ndarjen, ndërsa studiuesit thotë se vepra dhe kontributi i tij në letërsi dhe politikë e bën atë të përjetshëm për të gjithë brezat.

Shkrimtari Dritëro Agolli ka 1 vit që është ndarë nga jeta, por për familjarët dhe miqtë e ai është i përjetshme mes kujtimeve dhe letrave.

Sadije Agolli është e vetme pas 53 viteve jetë të ndara bashkë me Dritëroin...Sot. të njohur, e më pak të njohur i qëndruan pranë në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta.

Pavarësisht se sot flitet vetëm për krijimtarinë dhe pasurinë e tij letrare, Sadije Agolli duket sikur nuk e pranon dot largimin e tij.

Homazhet kanë vijuar aty ku prehet kolosi i letrave shqipe, në varrezën e Tufinës.

Për studiuesin dhe mikun e familjes Agolli, Moikom Zeqo varri do të kthehet ne një vend pelegrinazhi për ata që duan penën e Dritëroit.

Por Dritëro Agolli është njeri politik dhe njeri i letërsisë. Herë-herë alternoi pasionet dhe angazhimet në dy sistemet; para dhe pas viteve '90. Por, duket se në memorien e qytetareve dhe brezave të rinj, Agolli do të kujtohet kështu:

Akademiku nga Kosova Rexhep Qosja, përmes kësaj letre dërguar familjes, shkuan se Dritëroi është krijues i një vepre të shumëllojshme, klasikë i letërsisë sot dhe vëllimet e tij janë maja më lartë kuptimorë e artistike.

Një vit pas vdekjes, Agolli u vlerësua me certifikata mirënjohje dhe çmime vlerësuese nga Kryegjyshata botërore e Bektashinjëve dhe Unioni i Gazetarëve për kontributin e dhënë në vite në publicistikë, gazetarë në të përditshmen "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fotolajm-sadije-agolli-perkujton-driteroin-ne-1-vjetorin-e-ndarjes-nga-jeta