Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Del jashtë kontrollit situata në Gjirokastër. Reshjet intensive kanë sjellë daljen nga shtrati të liqenit të Viroit.
Mësohet se ujërat e liqenit kanë kapërcyer mbi urën e dëmtuar në fillim të muajit dhjetor.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se aktualisht rruga tek Ura e Viroit në aksin Tepelenë-Gjirokastër është e bllokuar për autoveturat.
Prurja e ujit nga liqeni që shkarkohet mbi rrugë është rritur dhe pengon kalimin e autoveturave.
Punonjësit e ARRSH, kompanisë së mirëmbajtjes, Policia Rrugore dhe Prefektura po ndjekin nga afër situatën.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/liqeni-i-viroit-del-jashte-kontrollit-ndalohet-kalimi-i-mjeteve-te-vogla