Report TV - Lëvizje në PS e Tiranës, Rama: Nëse hyjmë tani në zgjedhje rrezikojmë

2018-05-11 0

Pas largimit të Saimir Tahirit nga PS dhe zëvendësimit të tij në detyrën e drejtuesit politik të Tiranës me Blerina Gjylametin, kryesocialisti Rama ka bërë disa ndryshime në riorganizimin e partisë për këtë degë. Edi Rama ka caktuar Ulsi Manjën si deputet përgjegjës për njësinë 11, teksa deri më tani ka mbuluar zonën e Paskuqanit.
Rakip Suli largohet nga Lapraka dhe i caktohet të mbulojë Bashkinë Kamëz. Klotilda Ferhati do të mbulojë njësinë 3 në vendin e lënë bosh nga Olta Xhaçka, pasi kjo e fundit është caktuar drejtuese politike e qarkut Dibër.

Sadri Abazi ikën nga Kamza dhe shkon si përgjegjës tek nj.4 në vend të Blerina Gjylametit, e cila mban tashmë një detyrë më të lartë partiake. Kryeministri Rama ka marrë pjesë vetë në të gjitha takimet me njësitë e Tiranës ku janë prezantuar të deleguarit e rinj.