Report Tv - 'Peshqit'/Banesa, para dhe mbrojtje për njerëzit e SPAK-ut

2018-05-11 0

Viti 2018 do të shënjojë finalizimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi, me të cilën lidhet edhe fati i ?peshqve të mëdhenj? të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Gjatë këtij vitit, qeveria dhe parlamenti kanë planifikuar miratimin e 27 projektligjeve dhe vendimeve të reja, në kuadër të ngritjes së drejtësisë së re.

Shqiptarja.com zbardh listën me nismat ligjore që do të miratohen, jo vetëm për të mundësuar funksionimin e drejtësisë së re, por edhe për të shkurtuar rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Disa nga ligjet dhe vendimet parashikojnë ngritjen dhe veprimin e organeve të reja antikorrupsion, konkretisht të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, të cilat përbëjnë atë që quhet SPAK.

Free Traffic Exchange