Report TV - Vrasja e Devi Kasmit, flet greku: S’e vrava unë erdha për pushime në Shqipëri

2018-05-11 5

TIRANE-Dyshohet si personi që ekzekutoi me 4 plumba Devi Kasmit, 41 vjeçari grek Efthymiou Efthymious mohon para hetuesve të ketë kryer vrasjen. Ai ka pranuar para hetuesve se prej disa kohësh ndodhej në vendin tonë por jo për arsye kriminale po për disa ditë pushime. I pyetur për pjesëtarët e tjerë të grupet të arrestuar për të njëjtën akuzë greku ka mohuar njohjen.

Paçka fjalëve të pakta të tij, hetuesit deklarojnë se kanë prova të mjaftueshme që i lidhin të arrestuarit me krimin ndër to dhe pamjet filmike të zonës ku u vra Devi Kasmi. Ndërkohë të heshtur për akuzat kanë qëndruar dhe 3 personat e tjerë të arrestuar ndërsa të dielën ata pritet të njihen me akuzat zyrtare që rëndojnë ndaj tyre.

Free Traffic Exchange