Vrasesi grek mohon vrasjen - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

I dyshuari si ekzekutori i Devi Kasmit mohon te jete i perfshire ne krim. Shtetasi grek Eftimiso Eftimiu eshte marre ne pyetje nga hetuesit dhe mesohet te jete shprehur i habitur nga arrestimi per vrasjen e pak diteve me pare duke thene se kishte ardhur ne Shqiperi per pushime. Burimet bejne me dije se gjate deklarimeve te tij ish pjestari i forcave speiciale greke ka pranuar se njihej vetem me njerin nga te arrestuarit e grupit kriminal mbi te cilin rendon vrasjen e 41 vjecarit Devi Kasmi. Por Eftimiu nuk ka dhene shume detaje mbi raportet e tij me Aurrel Hoxhallarin.

Nderkohe hetueseve u kane lindur dyshime te tjera se shtetasi greke kishte ardhur ne Shqiperi per te marre nje ngarkese droge dhe se dyshohet qe te jete prishur pazari mes grupit te Aurel Hoxhallarit tashme ne kerkim dhe Devi Kasmit i cili u ekzekutua prane shtepise se tij.Keto dyshime jane perfocuar edhe nga gjetja e nje sasie droge te paster ne shtepine e Kasmit.

Shtetasi grek u arrestua ne ate qe policia e konsideron si bazen e grupit kriminal, nje vile ne zonen e Mezezit. Sipas Policise te gjithe te arrestuarit si pjese e bandes se drejtuar nga Aurel Hoxhallari kishin role te ndryshme.

Pista kryesore e hetuesve eshte ajo qe e klasifikon Eftimios Eftimiu si vrases me pagese i porositur nga grupi i Hoxhallarit. Por nuk perjashtohet as mundesia qe eleminimi i Devi Kasmit te kete si motiv larjen e hesapeve per shkak te prishjes se pazareve te droges.

Free Traffic Exchange