Demokratët paralajmërojnë Donald Trump - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Demokratët paralajmërojnë presidentin amerikan Donald Trump, të mos e përdorë dokumentin e publikuar kundër FBI-së, si një pretekst për te shkarkuar këshilltarin e posaçëm që heton përfshirjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet e SHBA. Sipas tyre një veprim i tillë do të shkaktonte krizë të thellë kushtetuese që nuk është parë që nga epoka e Nixon.



Trump miratoi publikimin e informacioneve të klasifikuara ku pretendohet se FBI-ja ka bere shkelje ne hetimet për aktivitetin e Rusisë gjatë zgjedhjeve presidenciale. Dokumenti i shkruar nga kryetari i Komisionit të Dhomës së përfaqësuesve për zbulimin, republikani Devin Nunes, akuzon FBI-në e departamentin e Drejtësisë se janë treguar të njëanshëm.



Publikimi i dokumentit u pasua me një sërë postimesh në Twitter të Presidentit. Ai shkroi se ?Udhëheqja e lartë e FBI-së si e Departamenti i Drejtësisë e kanë politizuar procesin hetimor në favor të demokratëve dhe kundër republikanëve, gjë që, vetëm pak kohë më parë do të kishte qenë e pamendueshme.?



I pyetur nga një gazetar nëse dokumenti i shtonte gjasat për shkarkimin e zëvendës Prokurorit te Përgjithshëm Rod Rosenstein, Trump u përgjigj: ?Gjejeni vet përgjigjen?.



Rosenstein mbikëqyr hetimin për ndërhyrjen ruse. Ai emëroi prokurorin e posaçëm Robert Mueller për të drejtuar hetimin.

Free Traffic Exchange