Report TV në banesën e bandës që vrau Kasmin, kamera sigurie, gjenerator e kosh basketbolli

2018-05-11 0

Report Tv ka shkuar paraditen e sotme në banesën e grupit të strukturuar kriminal, që organizoi atentatin ndaj shtetasit Devi Kasmi, mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë. Nga një vëzhgim rreth banesës, Report Tv mësoi se ajo është e rrethuar nga kamera sigurie, ku janë plot gjashtë të tilla.
Gjithashtu, Report Tv mësoi dhe një detaj tjetër nga shtëpia ku kishte ngritur aktivitetin grupi kriminal, pasionin e të dyshuarit për vrasjen e shtetasit Devi Kasmi, që është basketbolli. Nga fotoja duket një fushë basketbolli pranë shtëpisë, që lë të kuptuar që ky lloj sporti të ketë qenë dhe pasioni i vrasësit dhe anëtarëve të tjerë të bandës.

Free Traffic Exchange