TIRANË - Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Ngjarja e rëndë është shënuar tek kryqëzimi i Laprakës, ku ka mbetur viktimë Lumturi Demiri, 56 vjeçe.
Një makinë tip BMW, me targë AA 475 OK, me drejtues shtetasin Edmond Goxhaj, ka përplasur këmbësorin teksa po kalonte në vijat e bardha. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, të cilit i janë gjetur dy qese me kokainë gjatë kontrollit fizik nga policia.
Shqiptarja.com sjell foto dhe video nga vendngjarja, ku shihet trupi i viktimës në rrugë si dhe policia e ambulanca e morgut.
(a.ç/shqiptarja.com)