Ora News - Pakti detar me Greqinë, Spiropali: Kur ka më shumë se 24 milje, parimi i baraslargimit

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, e ftuar në studion e lajmeve në Ora News, i konsideroi abuzive akuzat mbi negociatat e detit me Greqinë.

Në lidhje me deklaratën e Ministrin Niko Kotzias se kufiri detar do të shtrihet në 12 milje, ajo nënvizoi se po diskutohet mbi parimet e baraslargimit.

Spiropali: Deklarata e Ministrit të Jashtëm grek ishte korrekte sepse parimi i 12 miljeve është i përcaktuar në Konventën e Detërave, ai foli në parim nuk foli për zgjerim të territorit me 12 milje siç po duan t'ia shesin opinionit zotërinjtë. Është krejtësisht e kundërta, një parim baraslargimi aty ku kjo është e mundur, kur ka më shumë se 24 milje bëhet një parim i baraslargimit.

Por a mund të dalë Shqipëria më e fituar nga bisedimet?

Spiropali: Nuk dua të flas se nuk jam pjesë e negociatave, mund ti sjellë Shqipërisë një përmirësim në fakt të raportit të metrave katrorë por kjo është një çështje tjetër.

Spiropali solli në vëmendje se në tryezën e diskutimeve me palën greke tashmë është shtruar dhe ligji i luftës.

Spiropali: Ushtarët e rënë respektohen në gjithë botën dhe ne këtë parim të përbotshëm do ta repsektojmë me dy vendprehje por me një protokoll të qartë sesi përcaktohen jo ajo që ndodhi në Kosinë. Duhej futur dhe ligji i luftës, ne nuk mund të jepnim vendprehje për ushtarët grekë pa qenë të sigurt se do të hiqet dhe ligji i luftës sepse ligji i luftës ekziston dhe ka fuqi juridike.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/article/pakti-detar-me-greqine-spiropali-kur-ka-me-shume-se-24-milje-parimi-i-baraslargimit