ftuar në emisionin ?Repolitix? në Tv Report, ish-presidenti i Republikës Bamir Topi diskutoi një çështje të nxehtë të politikës së jashtme shqiptare, sikurse janë bisedimet dypalëshe Shqipëri-Greqi për çështjet e mbartura të 70 viteve të fundit.
I pyetur nga gazetari Denis Minga a ëhstë normale që problemet e 70 viteve të zgjidhen për 2-3 muaj, Topi u shpreh:
?Së pari kam përshtypjen që po keqinterpretohet detyra kushtetuese e qeverisë, për një çështje të ndjeshme, si çështja e sovranitetit dhe delimitimit të kufijve. Në mënyrë absolute duhet hequr ideja se historia fillon me Edi Ramën kryeministër. Gjithçka që është bërë në 70 vite, ka patur figurat e veta dhe duhet ndarë në dy etapa. Etapa e pas-luftës së dytë botërore, kur Shqipëria u izolua dhe vendim-marrjet dilnin nga një shtet komunist që nuk pyeste aksënd. Dhe në epokon e demokracisë, kur ka një përpjekje konstante të qeverive dhe shtetit shqiptar, për të përmirësyar klimin e marrëdhënieve me Greqinë, për të bërë çmos që problemet të zgjidhen?.
Duke ju referuar deklaratave të kryeministrit dhe ministrit të jashtëm Ditmir Bushati të ditëve të fundit, se çështje si ligji i luftës apo ajo çame po ngrihen për herë të parë me Greqinë nga qeveria socialiste, Topi u tregua i prerë: