Ora News - Skandali në Teatrin e Kukullave, bie numri i shfaqjeve, cilësia e dobët

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ BOOM në televizionin Ora News ka tërhequr vëmendjen njëherë e mirë ndaj një institucioni i lënë në periferi të kulturës, edukimit, po edhe të vetë medias: Teatri Kombëtar për fëmijë i njohur historikisht si Teatri i Kukullave.

Gazetarët zbuluan korrupsion në përdorimin e shfaqjeve të teatrit për shërbime private. E prej këtej dolën një sërë problemesh që kanë të bëjnë me kushtet teknike jashtë standarteve dhe ato të sigurisë së objektit.

Prokuroria ka nisur hetimet, ndërkohë që aktorët e këtij teatri do donin të hidhej dritë mbi çështje që kanë të bëjnë me prodhimin artistik.

Rënia e numrit të shfaqjeve dhe premierave, favorizimi i regjisorëve të huaj të cilët paguhen 2-3 herë më shumë se artistët shqiptarë, mosrespektimi i të drejtës së autorit, janë disa probleme që kanë ardhur duke u thelluar, deri në zhdukjen e kalendarit artistik.

Aktorët kanë shumë rezerva për rekrutimin në këtë teatër, mënyra se si zhvillohen audicionet, si lidhen kontratat dhe sa nuk respektohen ato.

Ata janë shprehur për Ora News se i janë drejtuar Ministres Kumbaro pa arritur të marrin një përgjigje prej saj.

Teatri i Kukullave nuk ka një faqe zyrtare sikurse nuk ka Qendra Kombëtare për Fëmijë në varësinë e të cilës ndodhet, nën drejtimin e Monika Lubonjës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/skandali-ne-teatrin-e-kukullave-bie-numri-i-shfaqjeve-cilesia-e-dobet