Report TV - Fier, nis programi i ri arsimor ‘3 lëndë në 6 orë"

2018-05-11 0

Vendimi i ndërmarrë nga Ministria e Arsimit për mënyrën e re të zhvillimit të procesit mësimor, ?tre lëndë në 6 orë? ka nisur të zbatohet edhe në qytetin e Fierit. Për nxënësit zhvillimi i një lëndë mësimore në dy orë është parë pozitive, pasi sot për herë të parë në çantat e tyre ka më pak libra dhe nga ana tjetër u ka krijuar lehtësi, pasi një pjesë të mirë të mësimit gati e kanë mësuar që në klasë.
Report Tv ka qenë në shkollën 9 vjeçare ?Naim Frasheri? ku ka ndjekur inspektimin e bërë nga Drejtoria Arsimore. Sipas drejtorit të DAR Fier, kjo mënyrë do të jap më shumë mundësi që nxënësit të kenë më shumë sukses. Nxënësit e kësaj shkolle shprehen se ndihen më të lehtësuar, pasi do të kenë më shumë kohë për të mësuar dhe nuk do të mbajnë më shumë libra në çantë.

Edhe drejtoresha e shkollës Fatmira Merkaj shprehet se ky vendim po shihet si një opsion i thjeshtë si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit. Për të zbatuar këtë vendim të Ministrisë së Arsimit drejtorit e shkollave kanë punuar në fazën përgatitore me trajnimin e mësuesve dhe zhvillimin e takimeve konsultative me prindërit.

Free Traffic Exchange