http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokurorja e përgjithshme Arta Marku dhe ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Ajo synon përfshirjen e organit të akuzës dhe policisë në task forcën që po ngrihet për luftën ndaj krimit, aseteve dhe të ardhurave të paligjshme të grupeve kriminale. Ne një kohë që strukturat e SPAK ende nuk janë ngritur, nëpërmjet këtij bashkëpunimi Prokuroria dhe Ministria e Brendshme krijojnë kushtet për hetimin e grupeve kriminale por edhe zyrtarëve të lartë ne operacionin forca e ligjit.
?Objekti i veprimtarisë se kësaj marrëveshje është hetimi i specializuar, i shpejte, i gjithanshëm i grupeve kriminale me rrezikshmëri te larte shoqërore, ne fushën e krimit te organizuar dhe kryesisht grupet kriminale te trafikimit te narkotikeve, krimeve te renda me ndikim te larte shoqëror, krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar, sekuestrimin e aseteve kriminale, me fushe veprimi brenda territorit te Republikës se Shqipërisë?.
Prokuroria e Përgjithshme do të krijojë seksione të veçanta për hetimin e krimit dhe korrupsionit ne nivelet me te larta.
Prokuroria e Përgjithshme merr përsipër që të krijojë Seksione të Posaçme të përkohshme, në Prokurorinë për Krime të Rënda, Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Gjirokastër, Lezhë. Kompetenca lëndore e këtyre seksioneve do të jenë krimet në fushën e krimit të organizuar, trafikut të narkotikëve, korrupsionit, krimet në ekonomi si dhe krimet e kryera nga subjekte të posaçme.
Sipas marrëveshjes te gjithë ata që do të jenë pjesë e këtij sektori, më parë do të verifikohen nga shërbimet sekrete dhe inspektorati i larte i kontrollit dhe deklarimit te pasurive.