Demokratët thonë se marrëveshja e lidhur mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme është antikushtetuese dhe se përmes saj qeveria po tenton të zëvendësojë Strukturën e Posaçme Antikorrupsion me prokurorë të emëruar politikisht.
?SPAKU është shpata e Demokleut të sistemit të drejtesisë. I jepet në dorë kryeministrit. Ramës i duhet një prokuror i përkohshëm privat.?
Dokumenti i firmosur nga Marku e Xhafaj sipas opozitës bie ndesh edhe me kodin e procedurës penale, ku përcaktohet se cili organ e ka kompetencën e çështjeve penale deri në krijimin e Prokurorisë së Posaçme.
?Në krijimin e SPAK kompetencën për hetimet ndaj veprave penale korrupsionit apo zyrtarëve të lartë do ta ketë Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ato të rretheve. S?ka me short dhe krijimi i një trupe prokurorësh".
Demokratët paralajmërojnë se do ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese këtë marrëveshje që sipas tyre zhbën reformën në drejtësi.