Negociatat me Greqinë, këshilltari ministrit Bushati: Do respektohen ligjet ndërkombëtare

2018-05-11 0

Pas shumë polemikash dhe debatesh lidhur me negociatat dypalëshe midis Shqipërisë dhe Greqisë, në Report Tv ishte i ftuar këshilltari i ministrit Ditmir Bushati, Glevin Dervishi për të hedhur dritë mbi të vërtetën e diskutimeve në Korçë.

Dervishi ka sqaruar se ka një dezinformim dhe keqkuptim të opinionit publik, sipas tij pas një kohe të gjatë bisedimesh është eksploruar për gjetjen e rrugëve që do çojnë në zgjidhjen e këtyre çështjeve dypalëshe Shqipëri-Greqi.

Këshilltari i ministrit u shpreh se diskutimi për 12 miljet detare është një diskutim teknik, por palët ende nuk kanë arritur në këtë diskutim, sepse parimisht është rënë dakord midis dy ministrive të Jashtme për të shkuar drejtë një marrëveshje por ende nuk janë ulur ekipet negociatore me tagrin i cili buron nga kushtetuta me marrjen e tagrit nga presidenti i republikës për të diskutuar më tej teknilatete teknike.

Free Traffic Exchange