Nisma për ndryshimin e Kushtetutës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti nisi zyrtarisht shqyrtimin e nismës se opozitës per te zhbëre 18 dhjetorin e per te zgjedhur nje prokuror te ri te përgjithshëm ne vend te Arta Markut.



Ne kushtet kur te gjitha palët nuk kane dilema se ky propozim do te rrezohet mbledhja e Këshillit te Legjislacionit dhe Ligjeve u shfrytëzua per te dhene argumentet pro e kundër Arta Markut. Sipas demokrateve gjate javeve te fundit eshte provuar se organi i akuzës eshte kapur nga kryeministri Rama.



Por socialistet kane vetëm nje lexim per kete qëndrim te opozitës, bllokim i reformës ne drejtësi.



Ne 15 janar opozita mblodhi firmat per te ndryshuar nenin qe parashikon zgjedhjen e numrit 1 te organit te akuzës. Amendimi parashikon ndërprerjen e mandatit per Arta Markun dhe zgjedhjen e nje prokurori te përkohshëm me veting e me konsensus.