Report TV - Ja si u kapen autoret e vrasjes se Devi Kasmit

2018-05-11 10

TIRANE-Policia ka zbardhur vrasjen e Devi Kasmit pak ditë më parë në kryeqytet duke arrestuar vrasësin dhe bashkëpunëtorët, ndërsa është shpallur në kërkim organizatori. Ish-oficeri i Forcave Speciale greke Efthymiou Efthymious 42-vjeç është autori i vrasjes, të arrestuar për bashkëpunim janë; Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, ndërsa në kërkim është (Altin) Aurel Hoxhallari, organizatori i grupit kriminal.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious ka hyrë në Shqipëri vetëm dy javë më parë, në momentin e arrestimit i është gjetur 2 mijë euro dhe 50 mijë lekë, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Shtetasi grek i arrestuar (ish-polic) është përjashtuar nga detyra në vendin e tij, pasi është akuzuar për trafik droge. Ai rezulton i dënuar edhe në Gjermani për trafik droge.

Free Traffic Exchange