UKT në aksion, Ora News ndjek një nga inspektimet në zonën e autostradës Tiranë-Durrës

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 2 ditë të kontrolleve të biznesit nga UKT, në kuadër të reformës së ujit, janë inspektuar 68 subjekte dhe është shoqëruar një nga administrator për shkak të shkeljeve. Aksioni që do të zgjasë 7 muaj ka për qëllim verifikimin e ligjshmërisë së subjekteve me UKT, matësat, lidhjet dhe nëse janë ose jo debitor.

Në 48 orët e të inspektimeve nga UKT janë ushtruar kontrollet në 68 subjekte dhe është shoqëruar në komisariat një administrator biznesi pasi në subjekt u zbulua lidhje e paligjshme në rrjetin e Ujësjellësit.

Ora News ndoqi një aksion rutinë të UKT në kuadër të refomës së ujit.

Inspektorët verifikuan subjektet në zonën e autradës Tiranë-Durrës, ku ka përqendrim më të madh të bizneseve.

Kontratat me Ujësjellësit, matësit bashkë me elementët e sigurisë kanë qenë nën verifikimin e inpektorëve.

Evis Gjebrea: Nëse subjekti ka një kontratë dhe verifikohet në kohë reale me sistemin e Ujësjellësit, sistemin online, nëse ky subjekt është debitor apo jo dhe në rast se rezulton debitor verifikohet nëse ka lidhur një akt-marrëveshje për shlyerjen e debisë apo jo. Verifikohet nëse ka një ujë-matës të instaluar dhe shikohen sigurisht edhe nëse është i shoqëruar me elementët e sigurisë, verifikohet pika e lidhjes dhe rrjeti i brendshëm i subjektit.

Pas çdo akt konstatimi, administratori i biznesit duhet të firmosë procesverbalin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ukt-ne-aksion-verifikohen-68-subjekte-1-shoqerim-ne-polici