Ora News - Shqipëria shënon progres në transparencën e buxhetit: Kujdes borxhin!

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria rezulton të ketë bërë progres për tranparencën e buxhetit.

Anketa e Buxhetit të hapur 2017, realizuar nga Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit e rendit Shqipërinë në mesin e 115 vendeve të marra në studim për aksesin që qytetarët kanë mbi këtë draft të rëndësishëm të financave publike, që përcakton sesa paguajmë dhe sesi shpenzohen paratë tona.

Ndërkaq, rekomandohet rritje e transparencës për tregues, si borxhi publik, buxheti i qytetarëve dhe rishikimet që i bëhen buxheteve në mes të vitit Shqipëria ka bërë hapa përpara në aksesin e të dhënave që qytetarët kanë mbi buxhetin.

Anketa e Buxhetit të Hapur 2017, e realizuar nga Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit ka analizuar 115 vende, mes tyre edhe Shqipërinë.

Vendi ynë rezulton të ketë bërë progres, falë edhe marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që imponon transparencë në publikimin e të dhënave.

Anketa Globale e Buxhetit u prezantua gjatë një aktiviteti të organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Fakulteti i Ekonomisë së Universitetit të Tiranës dhe Ministria e Financave.

Sulo Hadëri: Ka disa vende që janë rritur dhe Shqipëria është rritur goxha, me 12 pikë, nga 38 në 50 pikë. Kjo realisht është një arritje, këtu ka vend dhe për diskutime pse dhe si.

Pikë e dobët, që jepet edhe rekomandim në anketë është rritja e transparencës për tregues, si borxhi publik, buxhetet e qytetarëve dhe rishikimet që i bëhen buxhetit në mes të vitit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pas-10-vitesh-shqiperia-ben-hapa-perpara-aksesin-e-publikut-mbi-buxhetin