Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Atentati ndaj Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë ka qenë e mirëorganizuar. Katër ditë pas vrasjes së Devi Kasmit policia ka bërë të ditur se është arrestuar ekzekutori. Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës Ardi Veliu ekzekutori është një ish-efektiv i forcave speciale greke, tashmë i ndaluar nga blutë e Tiranës, ndërsa organizatori (Altin) Aurel Hoxhallari u shpall në kërkim. Lajmin për shkatërrimin e këtij grupi kriminal "Enigma" është dhënë në një deklaratë të posaçme për mediat prej drejtorit të Policisë së Tiranës Ardi Veliu.
Në një konferencë për median (2 shkurt 2018) Veliu zbardhi emrat e organizatorit, vrasësit me pagesë si dhe personat që kanë ndihmuar në kryerjen e këtij atentati të ndodhur në Tiranë më 29 janar 2018, në rrugën ?Petro Çani?
Ne kerkim organizatori - (Altin) Aurel Hoxhallari. Dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.
I arrestuar ekzekutori - shtetasi grek Efthymiou Efthymious. 41 vjeçari lindur e banues Arta Greqi dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.
Për ekzekutorin, Veliu shtoi se ishte efektiv i forcave speciale greke deri në në vitin 2012
Ardi Veliu: "Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Shtetasi grek është vetëdeklaruar si ish-punonjës i forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në vitin 2012, ai është përjashtuar nga kjo strukturë për faktin se është konstatuar si trafikant i lëndëve narkotike"
Ndimesit
Veliu specifikoi edhe rolet e 4 të arrestuarve në këtë bandë.
I arrestuar Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.
I arrestuar Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.
I arrestuar Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.
Policia njoftoi se finalizimi me sukses i goditjes së grupit të strukturuar kriminal ?Enigma? u realizua pas një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kapet-autori-i-vrasjes-se-devi-kasmit