Rama: Rruge te reja vetem per agroturizmin

2018-05-11 1

Kryeministri Edi Rama kërcënon të gjithë kryetarët e bashkive se do të ndërpres çdo fond për investime në infrastrukturë nëse nuk do arrijnë të tërheqin vëmendjen e sipërmarrëseve për investime në agroturizëm.

?S?do të japim asnjë kokërr leku për mbështetje për bashki që nuk janë aktive në thithjen e fondeve alternative, dhe ne agroturizëm. Rruge për rrugë ne nuk do bëjmë me. Sepse nuk ju pa hajrin këtyre rrugëve në kaq vite. Rrugë për të marrë makinën dhe për të lozur bixhoz në qytet s?kemi pse investojmë më. Do i japim hapësire rurale ide. Nuk duhet të presin në kafen e fshatit që Cristiano Ronaldo t?u zgjidh hallet me atë El Clasico?.

Kryeministri, i shoqëruar nga 4 ministra ishin pjesë e një takimi prezantues për projektin e qeverise për rilindjen e 100 fshatrave. Për mes tij qeveria synon të sjelle një model të ri të zhvillimit rural. Kryeministri kërkon dhe vëmendjen e sipërmarrësve të mëdhenj për t?i fokusuar investimet e tyre në këtë projekt, duke ju premtuar lehtësira fiskale.

?Do të ketë komunikim intensiv me biznesin e madh për agro turizmin. Do të ketë lehtësia që lidhen me TVSH, programi do të jetë i limituar në kohë, jo i pafund?.

Projekti 100 fshatrat synon kthimin e tyre në atraksione agro turistike përmes investimeve në infrastrukturë dhe në objektet e trashëgimisë kulturore. Në këtë mënyrë sipas llogaritjeve të qeverisë brenda 2 vitesh këto fshatra mund të kthehen në zona tërheqëse për agroturizimin, por dhe të nxis punësimin duke i dhënë mbështetje direkt fermerëve që do ndërmarrin këtë sipërmarrje.