Policia arrestoi dy ish- drejtorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe Andi Toma, të akuzuar për shpërdorim detyre në ndërtimin e segmentit rrugor Elbasan - Gjinar.
Për abuzime në të njëjtin segment arrestuan edhe Rexhep Tarba, mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit dhe administrator i kompanisë Zenit-96, si dhe vëllezërit Agron dhe Kujtim Hysa, administratorë të subjektit ?Vëllezërit Hysa?.
Për Rezarta Bokçiun, ish-administratore e subjektit ?Arifaj?, u vendos masa e sigurisë ?arrest shtëpie?. Dy vëllezërit Hysa dhe Bokçiu, janë fituese të lotëve të ndryshme të kësaj rruge.
Arrestimet u kryen me vendim të datës 1 Shkurt 2018, të gjykatës së Elbasanit pas kërkesës së prokurorisë.
Ish- drejtorët Xhika e Toma akuzohen pre shpërdorim detyre, pasi sipas prokurorisë kanë marrë kanë marrë në dorëzim pjesë të objektit të të cilat rezultojnë të mos jenë kryer.
Vlera e dëmit të përllogaritur në buxhetin e shtetit, arrin rreth 5 miliardë lekë të vjetra.
Katër administratorët e subjekteve private akuzohen se kanë përvetësuar fondet, e punimeve të pakryera si dhe nuk kanë kryer mbikëqyrjen e punimeve që duhej të kryheshin për ndërtimin e këtij segmenti.
Për të njëjtën çështje janë nën hetim edhe Lek Tusha, Astrit Qafa, Malvina Kallabaku, Afërdita Basha dhe Kastriot Braha. Për ta Gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Xhika u kallëzua rreth një muaj më parë edhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, për abuzime me fondet e autostradës Tiranë- Elbasan.