Ora News - Statusi i minatorit, punonjësit e galerive paralajmërojnë protesta

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Gjysmën e trupit e kam lënë në minierë. Prandaj i lutem qeverisë, kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta që të miratohet ligji i minatorit."

Ky është një nga minatorët e Bulqizës që ka humbur një pjesë të trupit në galeritë e minierës, si disa dhjetra kolegë.

Vonesat për miratimin e statusit të minatorit i kanë irrituar edhe një herë punonjësit e galerive në qytetin ku gjithçka varet nga puna në minierë.

Minator: "Qeveria e ka shumë gabim sepse kjo minierë e ka mbajtur këtë vend në këmbë prej 65 vitesh."

Statusi i minatorit është premtim i çdo qeverie në 27 vitet e fundit, ndaj punonjësit e nëntokës kërkojnë që të behet realitet sa më parë

Në rast të kundërt, minatorët dhe qytetarët e Bulqizës kërcënojnë me protesta.

Pak ditë më parë, Komisioni i Punës rrëzoi vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për statusin e minatorit të propozuar nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

Sipas relacionit shoqërues, propozimi binte ndesh me Kushtetutën dhe nuk ishte i plotë.

Për më shumë lexoni në:

http://www.oranews.tv/article/statusi-i-minatorit-punonjesit-e-galerive-paralajmerojne-protesta