Tvklan.al ne vendin ku vrasesit e Kasmit kishin fshehur armet

2018-05-11 2

Tvklan.al ka shkuar në vendin ku u zbuluan armët dhe municionet e përdorura nga të arrestuarit e dyshuar të vrasjes së Dëfrim Kasmit.

Bëhet fjalë për një banesë që përdorej si magazinë në Kodër Mzezë, në periferi të Tiranës.

Në magazinë u gjetën dhe u sekuestruan 2 pistoleta, njëra prej të cilave mendohet se është përdorur për vrasjen e Kasmit; 4 armë automatike; 2 snajperë; 4 pushkë automatike; 1 armë antitank me 2 predha; 1 bombë me telekomandë; tritol; 4 radio marrëse; 1 dron dhe dy maska. Në të njëjtën magazinë u gjetën edhe 110 kilogramë kanabis sativa.

"Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Policia e Tiranës kanë kapur një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilit në një banesë private i janë sekuestruar lëndë eksplozive, mina me sahat, kanabis sativa, armë të llojeve të ndryshme dhe sipas të dhënave paraprake mendohet të jetë një nga autorët e ekzekutimit me armë zjarri të shtetasit Dëfrim Kasmi", thotë nga vendngjarja gazetari Spartak Koka.

Të arrestuarit për atentatin mafioz ndaj 41-vjeçarit Kasmi janë ish-polici special grek Efthymiou Efthymious në rolin e ekzekutorit direkt dhe bashkëpunëtorët e tjerë në vrasje Elton Halipaj 36 vjeç, Malvin Dinellari 30 vjeç dhe Elton Hoxhallari 36 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur Aurel Hoxhallari si organizator i vrasjes së Dëfrim Kasmit.

Ky i fundit, cili kishte ndryshuar emrin në Devi Kasmi, u ekzekutua me armë mbrëmjen e së hënës më 29 Janar poshtë pallatit ku banonte në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë. Kanë qenë dy persona me motor të maskuar me skafandër, të cilët qëlluan për vdekje Dëfrim Kasmin. Vrasja mendohet se ka ndodhur për hakmarrje apo për prishje të pazareve të drogës. Devi Kasmi ka qenë i përfshirë në trafik kokaine në Spanjë dhe Francë.

Free Traffic Exchange