Ora News - Arrestohet ekzekutori i Devi Kasmit, vrasës grek me pagesë. Në kërkim organizatori

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Atentati ndaj Devi Kasmit ka qenë e mirëorganizuar. Një shtetas grek, ish-punonjës i forcave speciale të policisë greke ka qenë ekzekutori ndërsa organizatori është një shtetas nga Tirana.

Drejtori i Policisë së Tiranës Ardian Veliu doli në një konferencë për median për të zbardhur emrat e organizatorit, vrasësit me pagesë si dhe personat që kanë ndihmuar në kryerjen e këtij atentati të ndodhur në Tiranë më 29 janar 2018, në rrugën ?Petro Çani?

Organizatori - Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari. Dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Ekzekutori - shtetasi grek Efthymiou Efthymious. 41 vjeçari lindur e banues Arta Greqi dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.

"Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Shtetasi grek është vetëdeklaruar si ish-punonjës i forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në vitin 2012, ai është përjashtuar nga kjo strukturë për faktin se është konstatuar si trafikant i lëndëve narkotike" informon drejtori i policisë së Tiranës


Ndimesit

Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.

Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.

Policia njoftoi sot finalizimin me sukses të goditjes së grupit të strukturuar kriminal ?Enigma? i cili u realizua pas një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor.

Ndërkohë është ndërprerë edhe seanca gjyqesore për Mario Meshinin, i cili u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e 41-vjeçarit.


I gjejne arsenal armesh ne vilen e organizatorit
Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar policia njofton se janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

Sekuestrohen provat

Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

- 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit

- 4 armë automatikë

- 2 snajper

- 4 pushkë automatike

- 1 armë antitank me 2 predha
...