Gara për kreun e FSHF ka hyrë në fazën më të nxehtë, e teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga dita e votimit, dy kandidatët janë përballur në Top Channel, ku kanë shpalosur idetë e tyre gjatë emisionit ?Të Paekspozuarit?, por beteja më e madhe e tyre duke se është pastërtia në kampionat shqiptar. Sfidanti Bashkim Fino akuzoi Dukën se po paracakton kampionët në Shqipëri dhe premtoi se do të rikthejë transparencën dhe besueshmërinë në futbollin shqiptar. Por, e menjëhershme ishte edhe kundërpërgjigja e kreut aktual të FSHF-së, që mohoi akuzat dhe vuri në dukje se Fino vjen nga një fushë e papastër.