Ora News - Tension tek Liqeni i Thatë, polici nxjerr me forcë familjarët nga banesa që do shembet

2018-05-11 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Situate e tensionuar në Liqenin e Thatë në Tiranë

Një familje kundërshonte prishjen e banesës së saj, ndërsa në oborr kishin shkuar fadromat e INUV.

Familja bënte rezistencë duke mos pranuar të largohej nga banesa ndërkohë që njëri prej djemve, vendosi të hipte në çati dhe të kërcënonte të vetëhidhej.

Situata e tensionuar vijoi prej gati dy orësh dhe më pas u desht ndërhyrja e policisë për të nxjerrë me forcë djemtë nga banesa.

Banesa e familjes Peti kishte qenë në proces legalizimi që në 2005 por se në janar 2018 i kishte ardhur njoftimi se banesa e tyre nuk mund të legalizohej pasi ndodhej në një zonë të mbrojtur.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/tirane-dy-djem-mbi-tarrace-kercenojne-te-vetehidhen-tek-liqeni-i-thate