Edison Ypi foli sot në studion e Report Tv për punën, duke thënë se Shqipëria e këtyre ditëve është zhytur në një oqean llafesh nga më të turpshmet. Ypi sot zgjodhi të lërë pas llafet dhe të flasë për punën, duke sqaruar se i ka fiksim profesionet që po zhduken.
?Shqipëria e këtyre ditëve është mbytur e zhytur nga një oqean llafesh nga të turpshmet. Le të mos flasim sot për llafet, le të flasim për punën. Unë kam një fiksim ndaj profesioneve që po zhduken, zanateve që po harrohen, jam i tërhequr ndaj tyre?, deklaroi Edison Ypi.
Më tej, ai iu kthye një telefonuesi me një gjuhë të ashpër, teksa po fliste për ambasadorin amerikan, Donald Lu, duke i thënë se kryediplomati i SHBA nuk është qeveria shqiptare, por ndihmon dhe asiston për të ndrequr situatën ku ndodhemi.