VD-Ekskluzive/Shkëlzen Berisha dëshmon në Prokurori për CEZ

2018-05-11 1

TIRANE - Në korridoret e Prokurorisë së Tiranës gjatë ditës së sotme qarkullonte lajmi se Shkëlzen Berisha do të shkonte të dëshmonte në prokurori në cilësinë e personit qe deklaron ne rrethana te dobishme. Siç edhe Report TV raportoi ekskluzivisht javën e shkuar Shkëlzen Berisha ka marrë një flet thirrje për të dëshmuar në lidhje me privatizimin e OSSH nga kompania CEZ.

Ajo që nuk dihej ishte dita e marrjes në pyetje. Supozohej që Shkëlzen Berisha të paraqitej mesditën e kësaj të enjte, por pas një dakortësie me prokurorët për të qëndruar larg syve të publikut dhe interesit të madh të medias, është rënë dakord që ai të dëshmonte në mbrëmje. Burime të mirë informuara i thanë Report TV se marrja në pyetje nga prokurori çështjes ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes.