Rrugët, arrestohet ish-drejtori i LSI, ish-zv/ drejtori i ARRSH nga PD dhe 3 biznesmenëve

2018-05-11 1

Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar arrestimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të rrugëve Dashamir Xhika, pas abuzimeve që janë konstatuar në procedurat tenderuese dhe mbikqyrëse në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar.

Arrestimi i Gjikës është realizuar në banesën e tij, ndërkohë burimet thanë se veç Xhikës, në praga ka rënë dhe Andi Toma,ky i fundit ish-funksionar i Partisë Demokratike i arrestuar dhe disa vite më parë për abuzimet gjatë ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës.

Abuzimet fiannciare të shkaktuara përllogariten në shifrën 5 miliard lekë të vjetra.I gjithë operacioni është udhëhequr deri në mesnatë nga drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Ardian Nezha, i cili mësohet se ka firmosur 11 urdhër-arreste, ku të proceduar janë ish-zyrtarë të lartë, kolaudues dhe disa biznesmenë të kompanive ndërtuese ?Arifaj? dhe Tre vllezërit Hysa?.