Ora News - Spahiu në '360Gradë': Marrëveshja për detin me Greqinë u rrëzua nga amerikanët

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu në një lidhje me Skype për "360 Gradë" në Ora News, thotë se në vitin 2009, Gjykata Kushtetuese është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për të rrëzuar marrëveshjen për detin me Greqinë.

Spahiu: Vij në këtë emision me tre fakte. E para, të jeni të sigurt që Greqia nuk interesohet për ujin apo peshkun sepse ka vijën bregdetare më të gjatë në Ballkan. Interesat e Greqisë kalojnë përtej kufijve të shtetit grek. Për këtë do të sjell një fakt kur kam qenë nënkryetar i KLD-së. Vendimin e 2009-s për delitiminin e kufirit detar me Greqinë nuk do ta ndalte Gjykata Kushtetuese nëse nuk do të kishte një suport të fortë të SHBA-ve. Shtetet e Bashkuara u kanë dhënë një mbrojtje të fortë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe menjëherë pas kësaj i kanë marrë gjyqtarët i kanë çuar 1 muaj në SHBA. Interesat janë më të mëdha se sa të Shqipërisë dhe Greqisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/spahiu-ne-360grade-marreveshja-detin-me-greqine-u-rrezua-nga-amerikanet