Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, deklaron se marrëveshja e 2009 me Greqinë për hapësirën detare ishte e drejtë dhe se Rama e përdori politikisht.
Dule: Gjatë 2009 midis qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë ishte nënshkruar një marrëveshje për të gjitha zonat detare, e cila pati atë fatin për shkak se Rama deshi ta përdorë për betejën e tij politike. 2009 është një marrëveshje nga çdo këndvështrim e saktë, e drejtë, në interes reciprok të të dy vendeve dhe ai vendim i gjykatës kushtetuese më tepër ishte një ndikim i një faktori të tretë dhe i nacional-populizimit të kultivuar nga Rama në atë periudhë kohore.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Dule saktësinë e marrëveshjes e lidh edhe me faktin se padia e Bushatit përe grupin negociator të asaj kohe u pushua.
Dule: E dini se ka nisur një proces ku negociatorët e asaj kohe u paditën nga Ministri i Jashtëm Bushati dhe ajo padi është arshivuar, është ndërprerë ndjekja penale se nuk pati asnjë fakt. Si ka mundësi të diktohet? Gjendemi në një epokë ku milimetri nuk mund ti shpëtojë kalkulimit jo më përrallat për kaq dhe aq milje të falura apo të dhuruara.
Debatin e krijuar lidhur me negociatat aktuale për një marrëveshje të re pas rrëzimit të paktit detar të 2009 nga Gjykata Kushtetuese, Dule e sheh pasojë të klimës anti-helene të krijuar nga vetë Rama.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pakti-detar-dule-marreveshja-e-2009-e-drejte-debati-miljet-e-falura-jane-perralla