Dëmtimi i urës së Zemblakut, Prefekti i Korçës: Së shpejti do gjendet një zgjidhje

2018-05-11 2

Ura e Zëmblakut në Korçë, e cila u shemb në fillimi i muajti dhjetor ka dalë jashtë funksionit, për shkak të dëmtimit të rëndë që kanë pësuar këmbët e kësaj ure, si pasojë e prurjeve të shumta të lumit të devollit. Dalja jashtë funksionit e urës ka sjellë vështirësi në qarkullim të më shumë se 10 mijë banorëve të bashkisë Pustec dhe atyre të fushës së Maliqit.

Banorët janë të shqetësuar pasi e kanë të pamundur të kryejnë në kohë punët e stinëve në frutikulturë, në veçanti në plantacionet e mollëve. Sipas tyre në mungesë të urës janë të detyruar të marrin mjete me qira nga fshatra të tjerë pasi e kanë të pamundur kalimin me mjetet e tyre.

?Ne kemi probleme se kemi artat këndej dhe nuk kalojmë dot, nuk kalojmë dot as me karrocë, as me traktor. Difekti më i madh është për ne, po shkojmë të marrim mjete me qera nga fshati tjetër se nuk kalojmë dot tonat . Kemi shumë probleme, duhet të vërtitesh anë e mbanë ?, shprehen banorët e zonës.

Free Traffic Exchange