Ora News - Ankesat e biznesit, investitorët e huaj me libër problemesh tek Rama

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të bësh biznes në Shqipëri nuk është e lehtë për kompanitë vendase, e veçanërisht ato të huaja, që kanë eksperiencën e tregjeve të tjera me rregulla të qarta loje.

E duket se mungesa e këtyre rregullave, që reflektohet me ndryshimin e shpeshtë të ligjeve dhe taksave, në moszbatimin e tyre, burokracive me administratën që më pas çon në korrupsion janë sëmundje, nga të cilat duket se nuk po shpëtojmë dot.

Shoqata e Investitorëve të Huaj ia ka bërë vazhdimisht të qartë këtë qeverive të ndryshme në vite. Ia paraqiti kryeministrit Rama 4 vite më parë kur erdhi në pushtet nëpërmjet Librit të bardhë, një dokument që përmban problematikat dhe rekomandimet për zgjidhjen e tyre.

Libri i bardhë iu dorëzua sërish kryeministrit që tashmë ndodhet në mandatin e tij të dytë. Disa probleme janë të njejta, disa të tjera kanë marrë zgjidhje, por sfida ende të mëdha e presin Shqipërinë për të qenë atraktiv në sytë e investitorëve të huaj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ankesat-e-biznesit-investitoret-e-huaj-me-liber-problemesh-tek-rama

Free Traffic Exchange