Report TV - Niko Peleshi: Burokracia, rezistencë më të madhe nismave se opozita

2018-05-11 2

TIRANE-Zv/ Kryeministrja Mesi së bashku me ministrat Peleshi dhe Klosi kanë zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me fermerë sipërmarrës dhe operatorë turistike për prezantimin e fazës së parë të procesit të thjeshtimit te procedurave.
Senida Mesi u shpreh se "Jemi të vendosur për të çuar përpara reformën në shërbimet publike duke ulur ndjeshëm burokracinë që rëndon mbi qytetarin dhe sipërmarrjen".



Ndërsa Klosi theksoi se turizmi dhe bujqësia janë dy fusha me prioritet për qeverinë. Ministri theksoi se lejet mjedisore do të jenë online. ?Brenda shkurtit lejet mjedisore do të jenë online. Madje edhe kontrolli do të jetë online transparent?.

Për ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi, rezistenca që bën burokracia është më e madhe nga ajo që bën opozita për ligje dhe nisma të caktuara.