Veliaj: Shlyeni detyrimet e ujit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetaret e Tiranës te shfrytëzojnë muajin shkurt per te lidhur kontratat e reja me UKT-ne. Ky është apeli qe kreu i bashkisë Erion Veliaj u bën banoreve. Ai premtoi se brenda 5 viteve çdo familje do te furnizohet 24 ore ujë pa ndërprerje.



?Besoj se vendimi i kryeministrit ishte një vendim i drejtë, për t?u dhënë të gjithë qytetarëve të Shqipërisë edhe një muaj kohë, pra edhe muajin shkurt, për të pasur mundësi që të lidhin sahatin, të lidhin kontratën me Ujësjellësin. Duhet të pranojmë që uji është pronë, pasuri e përbashkët e të gjithëve. Askush nuk mund ta vjedhë, ta shpërdorojë, sepse praktikisht po ia heq këtë mundësi dikujt tjetër që e paguan. Ndaj, dua të ftoj të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë hapësirën e shkurtit që ofroi kryeministri, për të nxituar, duke shkurtuar radhët dhe duke përdorur të katër këto javë për të mbyllur kontratat e reja.?



Veliaj përuroi investimin ne Drejtorinë e Ujësjellësit te Tiranës qe do përmirësoje monitorimin e depove kryesore te ujit.



?Kemi bashkuar energjitë dhe financat tona, për t?i siguruar UKT dhomën më të sofistikuar të serverëve. Ky është një investim afatgjatë, për t?u siguruar që jo vetëm rrjeti i ujit zhvillohet, por edhe rrjeti i teknologjisë, i informacionit dhe i gjithë databazës sonë dhe gjithashtu mban hapin e investimeve në Ujësjellës. Më vjen mirë që falë ndihmës shumë bujare të USAID-it, kemi investuar rreth 1 milionë dollarë për këtë dhomë serverash, duke kthyer ujësjellësin e Tiranës nga epoka e letrës së bakallit, në një sistem të sofistikuar që mbledh jo vetëm faturat e ujit, por edhe taksat e Bashkisë.?



Kryebashkiaku e cilësoi të shkëlqyer situatën e menaxhimit të ujësjellës kanalizimeve krahasuar me 3 vite më parë, ndërkohë që shumë shpejt pritet që të lidhet edhe marrëveshja e kredisë me BERZH-in, që do t?i hapë rrugë investimeve të rëndësishme në gjithë rrjetin e ujësjellës e kanalizimeve në kryeqytet.