Ora News - Aksioni i ujit nis me kontrollin e bizneseve, regjistrohen kallzimet e para penale

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

1 shkurti shënoi nisjen zyrtare të aksionit të paralajmëruar të ujit të pijshëm dhe siç ishte deklaruar, bizneset janë të parët që po inspektohen.

8 grupe pune janë në Terren në Tiranë, kryesisht në zonën e Dajtit dhe atë të Astirit, ku deri në mesditë ishin kryer 25 verifikime.

4 biznesmenë u kapen me lidhje të paligjshme dhe tashme do të përballen me kallzim penal.

Por aksioni është përballur edhe me kundërshtime që në ditën e parë. Një 24 vjeçar në Elbasan u shoqërua pasi goditi punonjësit e Ujësjellësit në krye të detyrës.

Në Shkodër në terren janë 4 grupe kontrolli, që në ditën e parë çuan në komisariat një biznesmen për lidhje të paligjshme të ujit.

Abuzime me ujin nga bizneset janë konstatuar edhe nga grupet e task-forcës së Ujësjellësit Durrës, që çuan për procedim penal një biznesmen me veprimtari në zonën e Vorës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksioni-i-ujit-ne-rrethe