Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas fitores ndaj Partizanit e cila ishte edhe e treta këtë sezon kundër të kuqve, trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro pranoi se edhe barazimi do të kishte qënë një rezultat i kënaqshëm teksa theksoi se asgjë nuk ka përfunduar në lidhje me kualifikimin. Ndërkohë që afrimi më i fundit i merkatos tek kuqezinjtë Mamadou Tounkara u shpreh i lumtur për këtë aventurë të re.
Vetëm pak ditë larg nga njëra ndeshje në tjetrën dhe në Vlorë në përballjen Flamurtari-Partizani regjistrohet i njëjti rezultat. Fitore 1-0 për vlonjatët,por këtë rardhë ndryshon autori i golit,ku heroi është Danilo Alvesh që shfrytëzon më së miri një gafë të portierit Hoxha.
Gjithsesi kualifikimi vendoset në Tiranë në ndeshjen e kthimit. Ka ndryshime në formacionin e Flamurtrait krahasuar me ndeshjen e kampionatit,ku nga minuta e parë janë në fushë Nedejlkovic dhe Zuka, ndërsa ndryshime ka edhe në formacionin titullar të Partizanit.
Ka qënë një ndeshje mjaft e luftuar ,ndërsa në fund fiton Flamurtari. Trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro e ka quajtur mjaft të rëndësishme këtë fitore, por sipas tij asgjë nuk është vendosur, ndërsa kualifikimi mbetet për tu zgjidhur në Tiranë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/suksesi-i-flamurtarit-duro-edhe-barazimi-do-me-kenaqte-asgje-ska-mbaruar