Tension edhe jashtë kuvendit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tensioni brenda sallës së Parlamentit u zhvendos jashtë saj. Deputetët e opozitës vijuan me thirrjet e kundër kryeministrit.



Mediat ishin njoftuar se kryeministri Rama do të mbante qëndrimin politik, por opozita vijonte të qëndronte aty, për ta penguar atë.



Rama ishte pak metra larg Bashës, për t?u zhvendosur më pas në oborrin e Kuvendit. E kur pa se opozita nuk do lëvizte nga shkallët e Kuvendit, Rama u largua.



Kreu i PD-së akuzon kundërshtarin politik për kapje të drejtësisë, me qëllim shpëtimin e ish-ministrit Sajmir Tahiri.



Të njëjtin qëndrim mbajti edhe ish-kryeministri Sali Berisha. E ndërkohë që Monika Kryemadhi foli për vijim të protestave. Në emër të socialistëve do të fliste Taulant Balla. Por, ndërkohë që iu afrua kamerave, deputetë të LSI-së u konfrontuam me të.



Përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës duket se do të vijojnë edhe në seancat e tjera, duke i lënë shumë pak vend debatit politik për nismat ligjore.