Ora News - Zbardhet dëshmia e të arrestuarit si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mario Meshini, i arrestuari i vetëm për bashkëpunim në vrasjen e Devi Kasmit, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor. Ai dha një përshkrim të vrasësit, ndërsa për viktimën u shpreh se e kishte njohur para 7 muajsh.

I arrestuari i vetëm për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë, ka dhënë dëshminë e tij në qelitë e paraburgimit të Policisë së Tiranës, ku mbahet prej pak ditësh. Nga burimet jozyrtare të policisë mësohet se 25-vjeçari Mario Meshini ka përshkruar personin që qëlloi me armë zjarri, duke u shprehur se ishte 1.80 i gjatë, me mjekër dhe kapele.

Në lidhje me viktimën, Meshini u shpreh se e kishte njohur para 7 muajsh, pasi ia kishte prezantuar kunati. Sipas dëshmisë së Meshinit, ata i bashkonte pasioni për palestrën, në pronësi të 41-vjeçarit Kasmi. Përsa i përket drejtuesit të motorit, me të cilin u larguan autorët, Meshini tha se nuk kishte arritur ta shikonte.

Nga ana tjetër, burime të rezervuara pranë grupit hetimor thanë për Ora News se shkak për vrasjen mund të ketë qenë një borxh që viktima ua kishte autorëve, pa specifikuar nëse bëhej fjalë për të holla apo për drogë. Armët e gjetura në vendngjarje u dërguan për ekspertizë në Laboratorin Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme. Grupi hetimor ka sekuestruar filmimet e kësaj kameraje, afro 15 metra larg vendit të ngjarjes, pasi kamera tjetër është instaluar vetëm këtë të mërkurrë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zbardhet-deshmia-e-te-arrestuarit-si-bashkepunetor-ne-vrasjen-e-devi-kasmit