Shqipëria nis eksportin e energjisë elektrike për gjithë muajin shkurt. Pas një krize të gjatë për këtë sektor i cili shënoi një rënie me 35% në peshën që ka në prodhimin e brendshëm kombëtar për shkak të thatësirës gjatë vitit 2017, tashmë KESH për muajin shkurt është kthyer në një eksportues neto.
Prodhimi i energjisë elektrike është duke mbuluar të gjitha nevojat e vendit me furnizim, si për konsumatorin fundor ashtu edhe për humbjet e OSHEE-së.
Në 5 ditët e fundit të janarit KESH shiti energji elektrike në treg duke fituar 400 mijë Euro, ndërsa për Shkurtin, nëse 200 mijë megavat/orët shiten me çmimin mesatar të bursës 40 Euro për megavat/orë, fitimet do të kapin shifrën 8 milionë Euro.
Niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në kuotën e 290 metrave, nga 296 metra që është niveli maksimale i lejuar.
Vitin që shkoi kompanitë e sektorit energjitk në vend shpenzuan 200 milionë Euro për të blerë energji, ndërsa qeveria ndryshoi buxhetin për t?i dhënë hua kompanisë së shpërndarjes për të importuar energji elektrike nga jashtë.