Katër herë u detyrua ta nderpresë seancën kryetari i parlamentit pasi opozita bllokoi foltoren.
Deputetët e opozitës qëndruan të gjithë në këmbë përpara foltores duke iu drejtuar shumicës me thirrjen: hajdut- kriminel. Tensioni u shfaq dhe në pjesë të tjera të sallës së parlamentit.
Por pavarësisht kësaj shumica ka vijuar me votimin për të gjitha çështjet në rendin e ditës. Mungesa e korumit cënoi për të dytën herë listat me kandidatët e shoqërise civile për KLP dhe KLGJ, u rrëzua dhe projektligji i propozuar nga vetë opozita për dhënien falas të librave shkollor për nxënësit e shkollës 9-vjeçare, si dhe u miratua hapja e negociatave për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Por tensioni u zhvendos jashtë sallës se seancave plenare. Deputetët e opozitës qëndruan në oborrin e parlamentit duke përsëritur të njëjtat thirrje si në sallë.
Beteja u zhvendos edhe në rrjetet sociale. Kryeministri Rama ironizoi protestën e deputetëve të opozitës duke postuar në Facebook një video nga salla, me diçiturën "vizion, program, skuadër, lidership për Shqipërinë".
Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike iu përgjigj pa vonesë me një tjetër video po në Facebook dhe po me të njëjtën diçiturë.