Report TV - Një ditë pas sherrit dhe dhunës, bashkia Dibër kyç dyert

2018-05-11 0

Një ditë pas sherrit të dhunshëm ku godina u dëmtua dhe u gjakos nga përplasja, Bashkia e Dibrës ka kyçur dyert.
Ajo që për organet e rendit është një çështje penale, për njohësit e rrethanave politike në atë bashki, është një përplasje politike. PDIU e ndihmoi PS-në që të fitonte zgjedhjet e pjesshme në Dibër dhe Muaharrem Rama u zgjodh kryebashkiak, por më pas, sidomos pas zgjedhjeve të përgjithshme ku PS qeveris e vetme, ndarja e pushtetit lokal hapi konflikt mes socialistëve dhe PDIU-së, nga ku duket se buron edhe ngjarja e fundit.

Vetë Muharrem Rama ja faturoi PDIU-së organizimin e sulmit në bashki, por PDIU duket se nuk ka asnjë fjalë për të thënë. Deputetja e kësaj partie në parlament, Reme Lala, e cila qysh në nëntor nuk ngurroi ta quante kryebashkiakun hajdut e qoftexhi, nuk ka shumë për të thënë për ngjarjen.