Gjatë ditës së sotme në ambientet e Akademisë së Sigurisë u zhvillua ceremonia e betimit dhe certifikimit të kursantëve, që përfunduan Programin e Shkollimit ?Kolegji i Policisë?, kursi i XI-të.
Të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Rebani Jaupi, Drejtori i Akademisë së Sigurisë Drejtues i Lartë Bilbil Memaj, Zv.Ministri i Brendshëm Z.Julian Hodaj, Drejtori i Kolegjit të Policisë Drejtues Ylli Vasili, Drejtori i SHÇBA-së Z.Eduart Merkaj si dhe përfaqësues të Misioneve të huaja që asistojnë Policinë e Shtetit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Rebani Jaupi në këtë ceremoni ka përshëndetur punonjësit e rinj të Policisë, duke i inkurajuar ata në profesionin e tyre si dhe ka theksuar se reformimi i sistemit arsimor është një nga pikat më të rëndësishme në reformën e ndërmarrë nga Policia e Shtetit, me qëllim krijimin e bazave të qëndrueshme dhe në përshtatje me kërkesat e kohës për një Polici të Re, për një Polici të Gjeneratës tjetër.