Dosja e naftës “virgin” në gjykatë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgoi në gjykatë dosjen lidhur me skandalin e naftës Virgin. Në këtë proces u hetua pronari i Tea Construction and Petrol, Ardian Xhillari mbi të cilin rëndojnë akuzat për fshehje të ardhurash, mospagim taksash, si dhe pastrim parash.



Prokuroria e Tiranës kërkon 15 vite burg për të pasi nga hetimet doli se ishte shkaktuar një dëm prej 2 milionë eurosh në buxhetin e shtetit. Nga ana tjetër akuza kërkon dhe dënimin me 5 milionë lekë gjobë të kompanisë së tij.



Për çështjen akuzohet edhe ish-nëndrejtoresha e doganave Lula Njebza, e cila sipas Prokurorisë ka shpërdoruar detyrën dhe për këtë duhet t?i hiqet liria për 5 vite.



Xhillari është hetuar në mungesë, pasi prej majit të vitit të kaluar nuk ndodhet në Shqipëri. Sipas prokurorisë Xhillari kishte marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën ?virgin? në pronësi të tij, nga depot e Mëzezit, në Tiranë, për në depot pranë rafinerisë së përpunimit të naftës, në Ballsh. Por, 4.4 milionë litra naftë u shpërndanë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë.

Free Traffic Exchange