Ora News - Veliaj: Brenda 5 viteve do të kemi një Tiranë me 24 orë ujë të pijshëm

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konsumatorët që ende nuk janë të paisur me një kontratë uji duhet të nxitojnë dhe të shfrytëzojnë javët e mbetura. Ky ka qenë mesazhi i kryebashkiakut Erjon Veliaj për të gjithë ata qytetarë që vijojnë të abuzojnë me ujin. Aktualisht në vend ka nisur aksioni ndaj bizneseve që nuk janë të paisur me kontrata apo kanë kryer lidhje të jashtëligjshme.

Veliaj: Dua të ftoj të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë hapësirën e shkurtit që ofroi kryeministri, për të nxituar, duke shkurtuar radhët dhe duke përdorur të katër këto javë për të mbyllur kontratat e reja. Kush ka vendosur të jetojë në Tiranë, ka pranuar se këtu i respektojmë rregullat, kontratat shtetërore.

Kryebashkiaku Veliaj i shoqëruar edhe nga Përfaqësuesja e USAID në Shqipëri, Catherine Johnson, mori pjesë në përurimin e Dhomës së Serverave të UKT dhe softuerit të ri. Përfaqësuesja e USAID-it, vlerësoi reformat që po ndërmerren

Veliaj: Më vjen mirë që këtë vit do të kemi investime madhore, sidomos në zonën e Astirit, në Unazën e Re, ku patëm edhe krizën prej thatësirës, dhe pas atyre investimeve, do të vazhdojmë në nivel kapilar, për të mbajtur premtimin tonë, që brenda 5 viteve, të kemi një Tiranë me 24 orë ujë të pijshëm, jo me fjalë, por me investime. Sot, ky është një hap i parë, por jo i fundit, për të modernizuar totalisht ndërmarrjen tonë.

Falë këtij projekti që është mbështetur edhe nga USAID-i, synohet përmirësimi i mbledhjes i ruajtjes së të dhënave dhe i faturimit të konsumatorëve.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-brenda-5-viteve-do-te-kemi-nje-tirane-me-24-ore-uje-te-pijshem

Free Traffic Exchange