Vijon të shoqërohet me përplasje të forta seanca plenare, e cila është ndërprerë disa herë për shkak të tensioneve të krijuara nga opozita. Teksa të gjithë deputetët e opozitës kishin rrethuar foltoren dhe nuk pranonin ta lironin, kryeparlamentari Ruçi i dha fjalën deputetit Fadil Nasufi nga vendi.
Ky i fundit filloi të flasë me akuza të forta ndaj opozitës, por kjo tensionoi dhe më shumë situatën. Deputetja e PD, Dhurata Çupi, i shkoi kolegut të saj socialist mbi kokë dhe i kërkoi të shkojë të flasë në foltore.
?Dil fol në foltore, jo këtu. Dil atje?, tha Çupi. Nga ana e tij, duke mos ndërprerë fjalën, Nafusi i kërkoi deputetes të largohej, ndërsa vijoi me akuza nda PD.
?Ik moj ti?, iu drejtua Nasufi.